Pozicioni gjeografik

Sipas vendndodhjes ne Gjirin e Vlores, zona ne studim shtrihet ne gjatesine gjeografike lindore 19° 29’ 02", gjeresine gjeografike 40° 28’ 02’’ dhe gjatesine gjeografike perendimore 19° 16’ 00’’. Relievi i zones eshte kryesisht fushor, me kodra te ulta dhe me male me lartesi mesatare nga ana jugore, ku lartesia maksimale eshte e Malit te Çikes, 2045 m mbi nivelin e detit.

Vendndodhja dhe kufijte e zones administrative te Bashkise Orikum.

Bashkia Orikum ka nje shtrirje gjeografike me kufij nga Perroi i Vrizit ne fshatin Radhime ku kufizohet me fshatin Kanine (Komuna Qender) deri ne piken 868 m kufizohet me fshatin Lapardha, Mazhar,Gumenice vazhdon drejt ne Majen e Vejave 1182m ku kufizohet me fshatrat Lapardha dhe Gjorm (Komuna Kote) maja e Sqillovikut 1485.6 m deri ne majen e Stogoit 1825 m ku kufizohet me fshatin Gjorm,Lepenice Brataj dhe nga ketu deri ne majen e Paliskes 1701,7 m ,Maja e Bockes 1756 m, deri ne majen e Qores 2018,2m kufizohet me fshatin Terbac.Nga Gropat e Qores zbret ne drejtim te Qafes se Dhiaporit deri ne rrugen automobilistike Vlore-Himare ku kufizohet me fshatin Palase dhe zbret deri ne detin Jon (ne perroin e Ropilese), kufizohet me fshatin Dhermi. Kufiri nga ketu perfshin gjithe vijen bregdetare Grame-Kepi i Gjuhzes , Pashaliman (Gjiri i Dukatit) dhe mbyllet ne grykederdhjen e perroit te Vrizit (Radhime).

harta satelitore
                                     Harta me imazhin satelitor te territorit te Bashkise Orikum

Te dhena gjeografike per zonen.

Orikumi eshte pjesa jugperendimore e gadishullit te Ballkanit dhe pjesa perendimore e qytetit te VloresZona e Orikumit dhe te gjithe fshatrave qe permbledh eshte shume e madhe dhe komplekse dhe me rreth 31383 ha, qe shtrihet nga Ultesira Perendimore deri te habitatet alpine te malit te Cikes dhe Qores,e ndare sipas disa kategorive:Siperfaqe pyjore 10589ha ,zone e zhveshur 4126 ha, zone shkembore 966 ha , toke bujqesore 2932 ha,kullota 12514 ha,laguna 119 ha,zona te tjera (urbane, ushtarake,gurore),ne aspektin administrativ, e gjithe zona i takon Qarkut te Vlores, dhe nje Bashkie, asaj te Orikumit .. Bashkia Orikum, si kufij administrative, ka ata me Bashkine e Vlores ne veri dhe Bashkine e Himares ne jug. Kufijte e kesaj zone, jane percaktuar nga pjerresia perendimore e malit te Cikes, kufijte e Parkut Kombetar te Llogarase,Kufiri i Kanalit, Lugina e Dukatit , Gadishulli i Karaburunit dhe ishulli i Sazanit. Zona bregdetare Radhime – Orikum shtrihet ne lindje te Gjirit te Vlores me nje reliev fushor e kodrinor te mbjelle kryesisht me ullinj e agrume. Ne anen perendimore zona laget nga Deti Adriatik me nje breg mjaft te favorshem per zhvillimin e turizmit te detit e te diellit. Plazhi nuk ka rere, por gure e guralece, gje qe e ben detin te jete mjaft i kthjellet. Kodrat e pjeses lindore jane te buta, sidomos ne zonen e fshatit Radhime dhe Qytetit te Orikumit.

Te dhena klimaterike.

Klima e Shqiperise eshte shume e larmishme. Kjo shpjegohet me poziten gjeografike, me lartesine mbi nivelin e detit dhe relievin kryesisht kodrinor dhe malor, te karakterizuar nga lugina te gjera dhe kanione te thella.Dallohen kater zona klimaterike te ndara ne 13 nenzona, te cilat ndihmojne mjaft ne diversitetin biologjik te pasur te vendit.
Zona jone ka nje klime mesdhetare por si rezultat i madhesise , pozicionit dhe vertikalitetit eshte e vendosur ne tre zonat kryesore klimaterike :
1) Jugoro – bregdetaro – fushore,
2)kodrinore
3)malore.
Zona ne studim ka nje klime subtropikale te ndikuar nga klima mesdhetare me nje fotoperiodizem ditor dhe stinor qe karakterizohet mjaft qarte nga stine te diferencuara termikisht, si dhe rreshje te perqendruara gjate pjeses se ftohte te vitit. Kemi nje lageshtire mesatare te ajrit qe arrin deri ne 70%. Amplituda mesatare vjetore, si edhe e muajve me te ftohte e me te ngrohte te vitit, regjistron nje temperature te ulet me mesatare 12o C ne muajin Janar dhe temperature te larte me mesatare 32o C ne muajt Korrik-Gusht. Zona karakterizohet nga nje vere e ngrohte me temperature te favorshme per plazh gjate nje periudhe gati 5 mujore, ku ne tre muajt e veres mund te shfrytezohen deri ne 14 ore plazh. Temperatura e detit arrin deri ne 27.2o C absolute dhe minimalja 13.5o C duke u favorizuar kjo edhe nga vendodhja ne Gjirin e Vlores ku rrymat e ftohta detare jane me me pak influence.
Gjate gjithe vitit kemi mesatarisht 106 dite me diell dhe 190 dite pjeserisht te vrenjtura. Pra, gjithsej kemi gati 2,805 ore me diell ne vit. Temperatura absolute e ambientit eshte 0-33oC, temperatura relative e ambjentit ne dimer eshte 4-12oC, temperatura relative e ambjentit ne vere eshte 16-30oC.
Rreshjet mesatare vjetore te kesaj krahine nuk i kalojne 1200 mm, megjithate kjo sasi rreshjesh eshte e mjaft e bollshme per ekosistemin e zones. Ato jane kryesisht ne formen e shirave ; debora ;eshte nje fenomen i rralle , i pranishem vetem ne zonen malore ( mali i Cikes ).Shiu bie kryesisht ne stinen e dimrit , nga nentori ne prill: 70 – 80% e reshjeve vjetore regjistrohen ne kete stine , ndersa 20% e rreshjeve regjistrohen ne stinen e pranveres. Shirat qe bien kryesisht gjate vjeshtes dhe dimrit jane te forte dhe sasia mesatare e rreshjeve ne dite eshte 27 mm.
Duke qene zone bregdetare , fenomeni i eres se detit ndikon direkt ne kushtet klimatike , sidomos gjate veres . Gjate dimrit , drejtimet kryesore te eres jane nga verilindja (30 %) , dhe jugore (35 %).Keto erera kane nje shpejtesi mesatare 7.2 m\s ne situata te vecanta sinoptike shpejtesia e eres arrin deri ne 40 m/s.Keto erera kane pergjithesisht drejtim jugor.

Hidrografia e mjedisi ujembajtes.

Rajoni hidrografik i zones Llogara – Karaburun karakterizohet nga male te larta gelqerore me strukture poroze ,te pershkueshem lehtesisht nga ujerat qe rrjedhin permes kanaleve nentokesore . Kjo shpjegon pse shumica e rrekeve dhe perrenjeve te zones kane shtrate sezonal ose te perkohshem. I vetmi perrua me ujra te rrjedhshem te perhershem eshte ai i Tragjasit i cili e ka origjinen nga burimet karstike te izvorit, burimi i Barcallase (Gura) dhe me i madhi , burimi Corovodes ( uje i zi ) , Kon – Mehilli ne zonen e vreshtave Dukate , Qyrak – Ali me te cilin furnizohet edhe Dukati edhe burimi i Honit ne Llogara . Duke qene nje zone dolomite uji precipitone ne fund gje qe bene qe uji te dale ne fund te nivelit te detit.
Zona jone eshte nje zone e pasur me ujera nentokesore , ujerat nentokesore vijne ne tre drejtime pellg ujmbledhes perendim – lindje ; lindje perendim dhe jug lindje – veri perendim . Nje sere burimesh karstike furnizojne zonen me uje te embel , perfshi edhe ato qe derdhen ne lagunen e Orikumit . Furnizimi me uje te embel i lagunes se Orikumit nga ujerat nentokesor eshte shume i rendesishem per ruajtjen e kushteve ekologjike te saj . Disa nga keto burime derdhen direkt ne det permes burimeve nentokesore nen nivelin e detit . Burimi me i madhe karstike ne zone eshte ai i Izvorit , prane fshatit Tragjas . Ujerat nentokesore sherbejne edhe si furnizues me uje te pijshem per banoret vendas dhe eshte i mjaftueshem per te plotesuar kerkesat e tyre si dhe te perballoje zhvillimin potencial te turizmit ne zone . Ujerat siperfaqesore jane te rralla ne zone . Rregjimi i tyre eshte i lidhur me sasine dhe shperndarjen e rreshjeve . Ujerat siperfaqesore te perenjeve te Tragjasit jane perdorur ne te shkuaren (para vitit 1991) per ujitjen e fushave te Tragjasit dhe Rradhimes.

Mjedisi.

Zona te ndotura deri me sote nuk ka problemi munde te jete reale me vone.

Bujqësia.

Pjesa më e madhe e tokës bujqësore përbëhet nga fusha e Fushë-Dukatit si dhe nga toka e Tragjasit dhe Orikumit, të cilat janë formuar nga sedimentet e lumit të Dukatit. Fusha e Tragjasit dhe disa pjesë të tokës së Orikumit klasifikohen si tokë me cilësi të mirë dhe produktive, të përshtatshme për kultura të ndryshme bujqësore. Zona karakterizohet nga kultivimi i vreshtarive, hortikulturës, agrumeve, kultura që gjjithnjë e më shumë karakterizohen nga tendencë rritje. Ndryshe nga zona te tjera të vendit ku kultivimi i drithërave zë një vend të rëndësishëm në prodhimin bujqësor, në bashkinë e Orikumit kultura kryesore është vreshtaria. Sipërfaqja e vreshtave arrin në 80 ha (vitis viniferasp). Varieteti mbizotërues është sheshi i zi në shkallën 80%, 20% Sangioveze, Merlot etj. Kultivimi i vreshtarisë në zonë gjithnjë është karakterizuar nga një tendencë në rritje me afërsisht 10% në vit. Një tjetër tendencë është kultivimi i ullirit, kulturë që zë një vend të rëndësishëm në zonë ku mund të përmendim: ullirin (Olea Euripea) me një sipërfaqe prej 100 ha. Varieteti 70% Kalinjot dhe 30% Frantoja. Tendenca e rritjes së siperfaqes është me nga 20 ha në vit. Agrumet e ndryshme si Citrus Deliciosa (mandarina) Klementina, Limoni (Citrus Limoni) varietete Santa Tereza, Interdonate, Mejer, Lukove, vendi lëkurëtrashe si dhe portokallen Siperfaqja prej 20 ha është me tendencë rritje nga viti ne viti me rreth 1000 rrënjë. Kushtet klimaterike-tokësore në këtë zonë janë të shkëlqyra edhe për kultivimin e frutikulturës. Vlen të përmendim fiqtë, dardhat, kumbullat, pjeshkët, hurmat, bajamet, shegët etj. Në zonën e Orikumit gjejmë toka të hinjta, kafe, livadhore skelektike me pehash 7-7.2. Nga bimët që favorizohen nga kushtet klimatiko-tokësore janë ato perimore sidomos shalqini, patatja, pjepri, domatja, preshi, qepa e thate me cilesi te larte e prodhimtari. Në sasi më të vogla dhe më pak rezistente janë : speci, patëllxhane, bamje, barbunja. Edhe nga grafiku i mësipërm shohim se sipërfaqja e më e madhe është ajo e mbjellë më ullinj dhe më pas ajo me agrume dhe pemë frutorë.Ne zonen tone shfrytezohet vetem nje siperfaqe e vogel e tokes se punueshme . Fusha e Fushe – Dukatit e cila perben pjesen me te madhe te tokes bujqesore ne zonen tone , si dhe toka e Tragjasit dhe Orikumit jane formuar nga sedimentet e lumit te Dukatit.Fusha e Tragjasit dhe disa pjese te tokes se Orikumit klasifikohen si toke me cilesi te mire dhe produktive , te pershtatshme per kultura bujqesore.

Blegtoria.

Historikisht blegtoria ka qënë aktiviteti ekonomik më i rëndesishëm sidomos bagëtite e imëta, rritja e dhive dhe deleve. Si sektor në zhvillim blegtoria zë vendin kryesor në Bashkinë e Orikumit Në këtë sektor janë punësuar një numër i konsiderueshëm personash. Pozicioni gjeografik, relievi fushor dhe malor ka bërë që numri i krerëve të kafshëve produktive të vijë në rritje. Kjo rritje dhe zhvillim i blegtorisë ka ardhur si rezultat i kërkesave në rritje për produkte blegtorale dhe për konsumin e madh të mishit. Në këtë zonë rriten gjedhë, lopët për qumësht, dele, dhi, pula, gjela deti, kuaj, bletë, derra. Tufat e deleve kullosin në zonat e Ravenës (zona e Karaburunit), në luginën Tragjas- Orikum-Dukat Fushë, në zonën e Valltos (zonë e mëparshme lagunore) dhe pjesërisht në Radhimë. Tufat e dhive gjatë dimrit kullosin në vargmalin nga Dhërmiu deri në kepin e Gjuhëzës (zona Rrëzë Kanalit-Karaburun). Shumë pak dhi mbahen në fshatra sidomos në Dukatin e Vjetër. Siç shihet edhe nga grafiku më poshtë Dukat Fushë ka numrin më të madh të gjedhëve (lopë) dhe të leshtave (dele), ndërsa Dukat Fshat ka numrin më të madh të dhirtave (dhive) dhe derrave. Ndërsa përsa i përket rritjes së shpendëve, nga grafiku më poshtë që tregon shpërndarjen e shpendëve sipas fshatrave shohim se Dukat Fushë ka numrin më të madh pulave, të shpendëve të fushës, të ujit dhe të detit.
Zona njihet për prodhim të konsiderueshëm të qumështit. Për vitin 2008 prodhimi i qumështit ka qenë si më poshtë: Lopë: 3.099.600 l qumësht Dele: 1.029.000 l qumësht Dhi: 800.550 l qumësht Shpendë: 2.860.000 kokrra vezë Si pasojë e këtij prodhimi në territorin e bashkisë punojnë 4 baxho për përpunimin e qumështit, të cilat sigurojnë prodhime dhjathi shumë cilësor dhe gjalpë. c. 

Popullsia.

Popullesia e bashkise Orikum 11039 Banore e ndare si me poshte :

Dukat Fshate 1604 Banore , meshkuj 847 femra 757
Dukat i Ri 2961 Banore , meshkuj1533 femra1428
Tragjas 1288 Banore , meshkuj 639 femra 649
Orikum 4253 Banore , meshkuj2136 femra2117

Totali i popullsise seksi mashkulle 5630

Totali i popullsise seksi femer 5409

Bashkia jone permbledh kater fshatra :DUKAT I RI ,DUKAT I VJETER ,TRAGJAS ,RADHIME.Ne bashkine tone bejne pjese edhe fshati :TRAGJAS I VJETER dhe baza ushtarake e PASHALIMANIT.

Largesia e ketyre gjashte qendrave nga ORIKUMI eshte perkatesisht ne Km;

DUKAT I RI 6.7 KM
DUKAT I VJETER 11.6 KM
TRAGJAS I RI 3.3 KM
TRAGJAS I VJETER 5.4 KM
RADHIMA 5.5 KM
PASHALIMANI 4.7 KM.

Ne keto zona te banuara te bashkise tone munde te arrihet me ane te AUTOMOBILAVE.

PERBERJA ETNIKE , BESIMET FETARE DHE FESTAT.

Ne zonen tone jane te gjithe te etnise Shqiptare (Homogjene).

Perberja fetare e krahines se Dukatit eshte :

90% e etnise Mysliman Sunit
7% e etnise Ortodokse
3%te etnise Katolike dhe Bektashinje.

Ne keto kater sekte fetare qe jane ne zonen tone egzistone :

1) Harmoni e plote fetare.
2) Martesa me perkatesi te ndryshme fetare.
3) Vizita te ndersjellta midis besimeve.
4) Huazime te riteve fetare.

Kremtimi i festave fetare ne zonen tone eshte pothuajse i perbashket dhe pa ndarje fetare , duke bere nderthurjen e riteve dhe nderthurjen e ushqimit te vecante i cili eshte simbol i kremtimit respektivisht per cdo etni fetare.

Ne zonen tone si festa fetare festohen :

1) Pashke e Vogel dhe Pashke e Madhe e cila ka si simbol Vezet e Kuqe.
2) Barjami i Vogel i cili ka si simbol mishin e pjekur ku eshte e domosdoshme qe 1/3 e tij ta japesh per te varfrit.
3) Barjami i madhe i cili ka si simbol gatimet e embelsirave dhe te produkteve te brumit.
4) Nata e Kadrit e cila eshte nje nate e shenjte Myslimane.
5) Festa e hashures e cila eshte nje feste per bektashinjte (Shehajt e Dukatit).
6)Sulltan Novruzi e cila eshte nje feste per bektashinjte.

Ne zonen tone historikisht nuk ka pasur konflikte midis besimtarve te besimeve te ndryshme fetare ne zone.

Ekonomia 

Orikumi është vend me potenciale turistike dhe turizmi përbën një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë, nëpërmjet të cilit banorët sigurojnë të ardhurat kryesore. Për shkak të terrenit edhe blegtoria zë një vend të rëndësishëm në ekonominë vendase, por edhe sektori i bujqësisë mbetet aktivitet kryesor ekonomik pasi mundësitë për zhvillimin e këtij sektori janë të mira, veçanërisht nëse flasim për Fushën e Dukatit dhe të Tragjasit.
Në rajonin e Orikumit gjenden një llojshmëri subjektesh biznesi të vogël të cilat arrijnë në rreth 280 të tilla, ku 40 prej tyre konsiderohen biznese të mëdha. Shumica e tyre janë përqëndruar kryesisht, në të shumtën e rasteve, në Orikum, Dukat dhe Radhimë.
Përsa i përket profilit të bizneseve të mëdha ato janë kryesisht kompani ndërtimi, hotele dhe bar-restorante.
Duhet theksuar se një pjesë e mirë e të ardhurave për familjet në të gjitha fshatrat vjen nga emigracioni. Shumë të rinj janë larguar dhe ende largohen në emigrim. Komunitete të ndryshme të njësisë merren me aktivitete të ndryshme ekonomike. Për shembull në Dukat drejtimi kryesor i ekonomisë është rritja e bagëtive të imëta dhe për këtë fshati Dukat zë vendin kryesor në rrethin e Vlorës. Gjithashtu është zhvilluar edhe vreshtaria. Për fshatin Tragjas edhe pse drejtimi kryesor i ekonomise është blegtoria e imët, vend të rëndësishëm në të ardhurat e banorëve e zë emigracioni.