Inspektoriati Ndertimor.

Kryeinspektori ka keto detyra dhe pergjegjesi :

a. Drejton Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë (INUV) dhe emërohet nga Kryetari i Bashkisë.
b. Organizon dhe drejton gjithë veprimtarinë e sistemit të INUV dhe përgjigjet për këtë para Kryetarit tëBashkisë.
c. Ndjek zbatimin e detyrave që dalin nga aktet ligjore dhe nënligjore në veprimtarinë e INUV.
d. Përfaqëson INUV në veprimtarinë e saj jashtë dhe brenda Bashkisë Orikum për kompetencat qëi jep ligji.Ndjek zbatimin e ligjshmërisë në fushën e ndërtimit.
e.Në zbatim të detyrimeve ligjore, kërkon zyrtarisht mbështetjen e strukturave tëPolicisë së Shtetit dhe tëPolicisë Bashkiake.
f.Nënshkruan aktet që dalin nga INUV i Bashkisë dhe kërkon nga vartësit ndjekjen për zbatimin e tyre.
g. Me kërkesë tip, kërkon për verifikim nga Arkiva e Drejtorisë së Urbanistikës dokumentacion mbi subjektet e ndërtimit që janë në procedura verifikimi për shkelje të ligjshmërisë në fushën e ndërtimit.
h. Vendos masa administrative në ngarkim të subjekteve që shkelin ligjshmërinë në fushën e ndërtimit, siç parashikohet në aktet ligjore në fuqi.
i..Bashkëpunon me INUK Dega Vlorë dhe INUK Dega Tiranë.
j.Kryen detyra të tjera të caktura nga ligji dhe nga Kryetari I Bashkisë k.zbatimit të ligjshmërisënë fushën e ndërtimit.

Inspektori Ndertimor ka keto funksione :

a. Ushtron funksionet ligjore brenda kufijve territorial të Bashkisë
b. Ushtron kontroll ne subjektet e ndertimit sipas planit te miratuar me pare nga Kryeinspektori, duke ndjekur proceduren me poshte:

1. I paraqet subjektit njoftimin per kontroll, nenshkruar nga Kryeinspektori.
2. 7 dite pas dates se njoftimit mban aktin e kontrollit per problematikat e konstatuara ne subjekt ne te cilin percaktohet afati per realizimin e detyrave te lena (10 dite).
3. Ne perfundim te afatit te percaktuar ne aktin e kontrollit, ne rast te mosrealizimit te detyrimeve ligjore nga subjekti, mban procesverbal mbi kontrollin e ushtruar, shoqeruar me relacionin perkates ku parashtrohen gjendja aktuale ne subjekt dhe sugjerimet per masen administrative ndaj tij.

c. Mbështetur në dispozitat ligjore dhe metodikat e miratuara, ushtron kontroll në territorin e Rajonit te percaktuar, brenda Bashkisë Orikum, dhe mban proces-verbalin përkatës edhe ne rastet kur:

1. Vlereson nje konflikt, referuar ankesave me shkrim te subjekteve fizike e juridike (private e shteterore)
2. Konstaton nderhyrje te paligjshme ne infrastrukture (ndertim i paligjshem).

d. Ne rastet e ekzekutimit te vendimeve per prishje te objekteve te paligjshme ndjek proceduren si me poshte:

1. I komunikon vendimin per nderhyrje ne menyre vullnetare subjektit.
2. Merr pjese ne ekzekutimin e te gjithe vendimeve per prishje te objekteve te paligjshme brenda territorit te Bashkise Orikum.
3. Pasqyron veprimtarine e punes ne proces-verbalin e ekzekutimit ose jo te nderhyrjes, te cilin ia dorezon Kryeinspektorit.

e.Ndjek dhe zbaton urdhrat dhe porositë e Kryeinspektorit gjatë ushtrimit të kontrolleve.
f. Dokumenton punën e bërë në ushtrimin e detyrës me aktet proceduriale të miratuara, mbështetur në skemën funksionale të organizimit të INUV, bashkëlidhur kësaj rregulloreje.
g.Kryen detyra të tjera të ngarkuara na ligji dhe Kryeinspektor për problematikat e dala si dhe kerkesë-ankesat, jep mendim për zgjidhjen e