Llogaraja me 1912-1913 nje keshtjelle natyrore e njerzore ne mbrojtje te qeverise se Ismail Qemalit
nga admin
Llogaraja me 1912-1913 nje keshtjelle natyrore e njerzore ne mbrojtje te qeverise se Ismail Qemalit.

Ne kuader te 100 vjetorit te Pavaresise Bashkia Orikum ne bashkepunim me Shoqaten atdhetare kulturore “Dukati” dhe kryesite e fshatrave Tragjas e Radhime,me 17 nentor 2012 organizojne aktivitetin me teme :

 “Llogaraja me 1912-1913 nje keshtjelle natyrore e njerzore ne mbrojtje te qeverise se Ismail Qemalit”.logo e pavarsise

Ne kete aktivitet do te kete nje pjesemarrje te gjere nga e gjithe krahina,figura te historise dhe personalitete te shquar.I gjithe aktiviteti do te pasqyrohet ne media lokale dhe qendrore per ti dhene nje jehone edhe me te madhe kesaj ceremonie.

                                                                                                                                  Programi

1. Vendosja e dy lapidareve,nje ne Ravene si vendi ku Ismail Qemali vizitoi dhe u takua me banoret e Dukatit te asaj kohe (me vlere punimesh 80 000 leke).

2. Lapidari tjeter do te jete ne Llogara (ne Qafe te Perrallit) aty ku trupat mbrojtese u perplasen me sulmuesit greke me (vlere punimesh 300 000 leke).

3. Koncert nga Grupet Polifonike te Dukatit,Tragjasit dhe Orikut.

4. Prezantimi I temave:

· Kontributi I Krahines se Dukatit ne mbrojtje te qeverise se Ismail Qemalit Sherif Tava.
 
· Mbrojtja e qeverise se Ismail Qemalit e shprehur ne folklore (kenget popullore) Sherif Tava.

· Kontributi I forcave vullnetare te Mallakastres ne mbrojtje te qeverise se Vlores te udhehequr nga Hysni Toska Autori I temes Fier.

· Roli I Alem Mehmetit nga Tragjasi ne shpalljen e pavaresise ,ne luften e Llogarait 1912-1913 Halo Sinani.

5. Shetitje dhe njohje me vendin per te ftuarit dhe pjesemarresit e tjere :

- Restaurimi i monumentit te deshmoreve ne Tragjas (50 000 leke lyerja dhe restaurim i pjeseshem).

- Vendosja e nje pllakade ,ku te shkruhen emrat e disa pjesemarresve nga Tragjasi te cilet moren pjese ne ngritjen flamurit. (sistemimi I vendit dhe vendosja e pllakades 50 000 leke).