K.F ORIKU kualifikohet ne Kategorine e II
nga admin
ndeshja1  Më datën 20.05.2013 është mbyllur Kampionati I futbollit për kategorinë e tretë. Skuadra e “Orikut” arriti që në herën e parë të
  garimit në këtë kampionat të dilte skuadra më e mirë dhe të siguronte kështu kualifikimin e sigurt për në Kampionatin e Futbollit
  për katëgorin e dytë.
  K.F “Oriku” gajtë gjithë debutimit për këtë vit në këtë kampionat ka luajtur gjithësej rrreth 13 ndeshje, prej të cilave 10 kane qenë
  fitore , 2 barazim, dhe 1 humbje.
  Lojtarët dhe stafi teknik i drejtimit të K.F “Orikut” ,janë kthyer në krenari jo vetëm për qytetin e Orikumit por për të gjithë Bashkinë
  Orikum.

Ndeshja më e rëndësishme dhe më me emocion ka qënë ndeshja me skuadrën e Tiranës e zhvilluar më datë 10.05.2013, dhe pse sukadra që kishin përballë ishte një skuadër me të vërtet e forte por dhe me më eksperience, djemtë e K.F “Orikut”, me lojën e tyre teknike por dhe të mbushur me emocion dhanë gjithcka nga vetja e tyre ,për të marrë fitoren e shumëdëshiruar me qëllim kualifikimin e kategorinë e dytë.

"> ;amp">

Në këtë ndeshje K.F “Oriku”, ka luajtur me këtë formacion.. ,ndërsa goli eshtë shënuar nga Denis Hoxha në min 70.
Kundërshtarët janë përpjekur disa herë të rrezikojnë portën e mbrojtur mjeshtërisht nga Taulant Hasani ,por lojtarët e K.F “Orikut” kanë qënë më vigjilent, duke siguruar një mbrojtie të hekurt. Fitorja e artë 1-0 me K.F “Tirana”, ishte dhe bileta për sigurimin e një vendi në udhëtimin e gjatë të Kamipnatit të Kategorisë së Dytë.

ndeshja1     ndeshja

Ky kualifikim është pritur me shumë entuziazëm jo vetëm nga lojtaret traineri por dhe nga tifozët e shumtë të cilët asnjëherë nuk kanë munguar,për ti qënë afër skuadrës së tyre të zemrës dhe pse ndeshjet janë kryer në transfert.
Kualifikimi i K.F”Orikut” në kategorin e dytë , u përshëndet dhe më një artukull me të vërtet mbresëlënës dhe me fjalë nga më lavëdërueset në një nga gazetat më në zë sportive në Shqipëri, “Panaroma Sport”. 

Më datë 20.05.2013 është luajtur dhe ndeshja e fundit e grupit me skuadrën e Parizanit,për titullin kampion. K.F “Oriku “ nuk ka mundur të sigurojë fitoren e titullit kampion,ndeshja ka përfunduar me rezultatin 2 me 0 për Partizanin.
Natyrisht pa i ulur vlerat kundërshtarit por duhet të vëmë në dukje se eksperienca më e gjatë ne futboll e kësaj skuadre si dhe dëmtimi i dy nga futbollistëve që në fillim të ndeshjes të k.f”Orikut”,ishin ndër faktorët të cilët ndikuan në këtë humbje.
Megjithatë rezultatet e arritura në të gjithë këtë kampionat por dhe loja e bukur e bërë kundrejt skuadrës me emër dhe eksperiencë në kategorinë e tretë “Partizanin”, i kanë rritur vlerat skuadrës së Orikut, pavaresisht humbjes së pësuar,vlera të cilat janë përmendur dhe në shkrimin e bërë ne gazetën Sporti Ekspres_,për ndeshjen me Partiznain ,ku citojmë
“ ........Duhet të theksuar se të dyja skuadrat kanë zhvilluar një lojë të bukur ,ndërsa raste ka patur në të dyja portat respektive . Nënë entuziazmin e zjarrtë të rreth 2000 tifozave të të dyja skuadrave që kishin mbushur stadiumin “Selman Stermasi”, është zhvilluar kjo finale plot emocion.
Në tribunen VIP kanë qënë të pranishëm shumë personalitete si Kryetari i Bashkisë së Orikumit Z.Gëzim Capoj, Deputeti i Orikumit Z.Fatmir Toçi etj . Skuadra e “Orikut” ka nënëshkruar historinë e saj në futboll.Eshtë hera e parë në histori që bën një paraqitje kaq të mirë , është shprehur traineri i skuadres Z.Albert Haxhia .Gjithashtu ai ka falenderuar Kryetarin e Bashkisë Z.Gëzim Çapo për gadishmerine,mundësië dhe lehtësitrat e krijuara nga ana Institucioanle por gjithashtu dhe në kontributin vullnetar “.
Bashkia Orikum shpreh falenderimet dhe mbështetjen për të gjithë lojatërt e K.F “Orikut” dhe në vecanti për punën e palodhur të trainerit Albert Haxhia.
Një falenderim i vecantë shkon për të gjithë personat të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për krijimin dhe mbështetjen e K.F “Orikut”.

Rrugë të mbarë drejt fitores !

Formacioni bazë në ndeshjen finale Oriku -Partizani B :

• Besmir Spaho
• Ledi Blushi
• Kulemans Havari
• Aleksander Dhora
• Elvis Kongjoni
• Denis Hoxha
• Fuat Dalipaj
• Taulant Hasimaj
• Arber Bozhani
• Emiljano Dulaj
• Rasim Hyso
• Ridvan Jazo .