Plani i zhvillimit
nga admin
zhvl

Informacioni i përgjithshëm

Bashkia Orikum bën pjesë në qarkun e Vlorës dhe ndodhet 5 km larg qytetit të Vlorës duke u kufizuar me Bashkinë e Vlorës në veri dhe Bashkinë e Himarës në jug. Kufijtë e  kësaj zone, janë përcaktuar nga pjerrësia perëndimore e malit të Cikës ,Kufiri i Kanalit, Lugina e Dukatit , Gadishulli i Karaburunit dhe ishulli i Sazanit.

Pas çlirimit Orikumi u krijua në afërsi të qytetit të lashtë. Filloi të popullohej qysh në vitin 1949, më 1961 u shpall qytet dhe u zgjerua më pas, sidomos me hapjen e brezareve të Jonufrës. Si njësi administrative ajo përbëhet nga pesë fshatra, Radhimë, Tragjas, Dukat i Ri dhe Dukat i Vjetër.

Qyteti antik i Orikut shtrihet në bregun jugperëndimor të Gjirit te Vlorës, në këmbët e gadishullit të Karaburunit. Autori antik Apollonius i Rodosit e lidh themelimin e qytetit me Eubeanët dhe rikthimin e tyre në Trojë. Livi përmend sesi qyteti luajti një rol të rëndësishëm, në betejën e Romakëve kundër Filipit të V-të të Maqedonisë si dhe në betejat e Çezarit kundër Pompeit në Orikum që janë dokumentuar në luftrat civile të Çezarit.

Të dhënat historike, shumë gjetje arkeologjike dhe 19 monumente kulture, evidentojnë se rajoni ka qenë ndër më të zhvilluarit dhe të civilizuarit në Shqipërinë e Jugut. Kjo vërtetohet nga gjetjet në shtatë qytete antike mjaft të pasura me vepra arti, arena, objekte kulti, varre monumentale, etj. 

Në zonën e Orikumit ndodhen disa objekte kulti, siç janë: Kisha Ortodokse në Lagjen  e Thilpat (Dukat), Kisha Ortodokse në Orikum, Xhamia e Thilpatit në Dukat, e cila sot është pa minare, Xhamia e Mazos (sot është  krejt e shkatërruar), Xhamia e Gjon Bitit e shkatërruar, Teqeja e Sheheve, një Teqe familjare dhe që është jashtë funksionit në lagjen Karroll, Vendi i quajtur bregu i Xhamise në Rradhimë, Xhamia e Tragjasit të Vjetër. Ndërtesë historike e cila ka qenë dhe është muze historike është kulla e Dervish Aliut në Dukat.

Kërkimet arkeologjike kanë qenë të kufizuara në Orikum për shkak të rëndësisë strategjike që paraqet kjo qendër arkeologjike, e cila në të njëjtën kohë është përdorur (vazhdon të pëdoret edhe në ditët e sotme) si bazë ushtarake detare. Qendra arkeologjike ndodhet në një kodër të ulët shkëmbore gëlqerore në fundin e një skele druri që ndan një lagunë të vogël nga gjiri (Pasha-Liman). Një kanal, tani i shndërruar në një kënetë lidhte lagunën me detin.

Per te lexuar te plote kliko ketu: Plani i Zhvillimit Lokal.pdf