Flora dhe Fauna Pozita gjeografike dhe relievi i Bashkisë Orikum bëjnë të mundur që në një territor kaq të vogël të gjenden disa mikroklima , e cila favorizon një shumëllojshmëri të faunës dhe florës. Kjo u jep mundësi vizitorëve të gjejnë kafshë dhe bime që rrallë herë të qëllon ti hasësh diku tjetër. FloraZona jone eshte nje zone shume e pasur me bimesi dhe diversitet te larte habitatesh dhe shoqerime bimesh te nje rendesie te vecante kombetare , nga pikpamja shkencore dhe ekonomike.nje numer i llojeve bimore i perkasin listes kombetare te llojeve te rralla , nje numer i konsiderueshem bimesh kane interes te madhe shkencor, ndersa shume prej tyre kane vlera te vecanta ekonomike si bime mjeksore , bime etero – vajore, bime industriale , bime dekorative. Bimesia e zones Llogara – Karaburun eshte shume e pasur ; 1500 lloje bimesh te larta ( perfaqesojne 42.2% te bimesise te gjithe vendit) . Kjo shifer e larte shpjegohet me poziten gjeografike te zones , orografine shume te thyer dhe formacionet e ndryshme gjeologjike , si dhe tipet e ndryshme te mikroklimave qe hasen ne zonen tone . Ne zonen tone hasen shume lloje endemike dhe relike te Terciarit , si Hypericum haplophyloides , Leucojum valentinum subsp , macrolepsis . Zona jone perfaqesone nje kryqezim te rendesishem te rrugeve migruese te flores se rajonit te Ballkanit . nje numer llojesh takohen ketu me kufijte e tyre me verior te shperndarjes , si Quercus ithaburensis subsp ,macrolepsis , Abis borisii – regis . Lloje te tjere si Petteria ramentacea , kane ketu kufirin me jugor te perhapjes se tyre . Disa lloje si AESCULUS HIPPOCASTANUM , kane ketu kufirin me perendimor , ndersa disa te tjera (Teucrium fruticans , Brassica incana) kane ketu kufirin e tyre me lindor .Rrethe 68 specie bimesh ose 21.25% e gjithe llojeve te rralla dhe te rrezikuara ne Shqiperi (330 lloje) takohen ne zonen tone . Flora e zones tone ka afersi te fuqishme floristike me shumicen e vendeve te Ballkanit jugor ; me shume se 24 lloje te gjetura ne Greqi , e kane pjesen me te madhe te arealit te tyre verior ne kete zone. FaunaZona jone ka dhe nje Faune shume te pasur.Shpendët: Orintofauna e zonës së Orikumit përbëhet nga: 63 lloje rezidentë ose 60% e gjithë llojeve, 30 “vizitorë verues” ose 28.6% e gjithë llojeve, 11 lloje “dimëronjës” ose 10.5 % e gjithë llojeve Llojet kryesore te peshqeve ne lagunen e Orikumit jane: Koca (Sparus aurata) , Lavraku (Dicentrarchus labrax) , Ngjala (Anguilla anguilla ) dhe Qefuulli i veres (Mugil cephalus). Laguna dallohet gjithashtu dhe per populliminme molusqe bivalvore si Ruditapes decussatus . Ne ujerat e ftohte dhe te fresket te lumit te Izvorit gjendet Trofta e eger (Salmo trutta fario). |
|
Natyra
nga admin
|



