


| Investimet nė zonėn Orikum-Ksamil, 37 milionė dollarė |
|
|
|
|
Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me komunitetin e biznesit të zonës së Orikumit, ku prezantoi Detyrën e Projektimit për Planin Lokal të kësaj zone, i miratuar gjatë mbledhjes së djeshme të KRRTRSH-së. Kryeministri tha se sot çelet sipari i një serie projektesh për zonën Orikum-Ksamil, me një financim rreth 37 milionë dollarë, investime të Bankës Botërore, qeverisë qendrore, qeverisë vendore dhe donatorëve të tjerë. “Vitin e kaluar ne premtuam se këto projekte do të shndërrohen në realitet. Inauguruam unazën e re, tregun e ri ushqimor. Por edhe miratimi dje në KRRTRSH- i projekt-idesë për zonën e ndërtimit Radhimë-Orikum, ishte nje ngjarje shume e rendesishme per kete zone”, u shpreh Kryeministri gjatë takimit me përfaqësues të biznesit të Orikumit. “Nëse hedhim syte 18 vite, nuk mund të krenohemi se kemi realizuar një zhvillim të planifikuar të resurseve turistike, por nga ana tjetër, ne kemi një shans që nuk e ka askush në Europë. Në rast se është dëmtuar zona e Durrësit, Ksamilit apo ndonjë zonë tjetër, është ruajtur Orikumi dhe i tërë bregu i Jonit, si dhe pjese te tjera te bregut Adriatikut”, theksoi Kryeministri. Në këtë kontekst, Kryeministri ftoi komunitetin e biznesit të zonës të ndërmarrin përpjekjet më serioze, të përzgjedhin studiot më të mira të Europës për të realizuar në zonen e bregun ndërtime të përshtatshme. “Nuk ka potencial më të madh se sa potenciali turistik i këtij vendi. Shqipëria e ka të garantuar zhvillim e saj të shpejtë, ajo do të zhvillohet më shpejt se sa e mendojmë ne, por detyra jonë është të bëjmë një zhvillim të mençur dhe të mos biem viktimë e babëzisë”, tha më tej Kryeministri. Kryeministri theksoi se per ndertimet jashte kritereve ne zonat turistike nuk mund te fajësojme vetëm ndërtuesit, por edhe qeveritarët, duke kerkuar prej tyre te ndërgjegjësohen per pasurite përrallore te vendit. Kryeministri Berisha terhoqi vemendjen se duhet qe cdo ndertues te mendojë jo thjeshte per atë që do të fitojë sot per sot,. Eshte e kuptueshme qe nese ndërtohet një pallat shumëkatësh, fitohet shumë, por nëse ndertohen resorte të bukura, ato mbeten ne dekada dhe shndërrohen në pasuri që prodhojnë vlera të vazhdueshme.
Kryeministri tha se Orikumi dhe pjesa më e madhe e bregut kanë shansin unik qe të ndërtojnë në mënyrë të përshtatshme dhe të mos përsërisin gabimet që kanë bërë vendet e tjera të cilat kane ndjekur rrugen e perfitimit të menjëhershëm, por progresivisht kane shkaktuar rënien e destinacionit turistik. Gjatë takimit, Kryeministri falënderoi biznesmenin Sulo Shehu për gatishmërinë e shprehur për të ndihmuar familjet e Orikumit, të dëmtuara nga zjarri i pak ditëve më parë. Kryeministri tha se qeveria mirëpret dhe mbështet nisma të tilla, të cilat dëshmojnë edhe anën humane të biznesit. Më pas, Kryeministri iu përgjigj interesit të biznesmenëve të pranishëm për çështje të ndryshme. Lidhur me ceshtjen e përpunimit te ujërave te zeza të qytetit të Orikumit, Kryeministri tha se kjo është një përparësi e qeverisë. “Ne kemi projektin për mbrojtjen e bregdetit nga ujërat e zeza dhe do të procedojmë me te. E kemi filluar kete projekt nga Velipoja në Sarandë dhe do ta zbatojmë në të gjithë bregun”, u shpreh Kryeministri. Përsa i përket pastrimit të zonës, Kryeministri tha se do të ndërtohen landfill - e në të gjitha zonat. “Kryetar i Bashkisë më informoi se në tenderin e pastrimit është përfshirë e gjithë zona. Ne jemi të vendosur të punojme per nje mjedis të pastër, por të gjithë ne duhet t`i përkushtohemi këtij qëllimi. Duhet të krijojmë një edukatë për mbajtjen e një mjedisi të pastër, eshte pse eshte e vertete qe ka pasur nje prapambetje ne kete drejtim. Landfill-et po ndërtohen kudo, por ky është vetëm një hap, pasi pastërtia është në duart e qytetarëve, më shumë se çdo gjë tjetër”, theksoi Kryeministri. Lidhur me çështjen e pronave në bregdet, Kryeministri tha se dokumentet false kanë krijuar kaos në pronësinë e tokës, por shtoi se qeveria ka kaluar një sërë ligjesh qte cilat synojne t`i japin përgjigje përfundimtare këtij problemi. Në përfundim të takimit, komuniteti i biznesit të Orikumit falënderoi Kryeministrin Berisha për vëmendjen dhe angazhimin që ka dëshmuar dhe dëshmon ndaj problemeve të tyre dhe banorëve të kësaj zone |
| 9 Maj Ēelja e Sezonit Turistik 2010 ....nën një diell kaq te bukur qe bën te shkëlqejn valët si mijëra pasqyra vezulluese,të gërshetuara nga rryma detare në mënyr të atillë... Read more... |
| Interviste e Kryetarit te Bashkise 02 Mars 2010Bashkia e Orikumit eshte bllokuar per shkak te protestave thuajse peridike qe zhvillohen ne kete qytet nga ish punonjesit e ndermarrjes bujqesore. Ky shqetesim eshte ngritur nga Kryetari i Bashkise... Read more... |