


| Interviste e Kryetarit te Bashkise 02 Mars 2010 |
|
|
|
|
Ky shqetesim eshte ngritur nga Kryetari i Bashkise Z.Kanan BRAHO. “Praktikisht jemi ne nje situate aspak te pranusehme prej muajsh. Bashkia nuk eshte duke funksionuar sa duhet, njerezit jane pa pune sepse konsiderohet nga disa ish punonjes se ligji i miratuar nga parlamenti shqiptar nuk u shkon atyre per shtat”. Pas protestave të vazhdueshme të banorëve për pronat e përfituara nga ligji 7501, qyteti i Orikumit ka kaluar në kolaps. Prej disa muajsh në territorin e Bashkise Orikum janë bllokuar ndërtimet. Kjo pasi ndërtuesit kanë frikën e përplasjes me banorët, të cilët kërkojnë shfuqizimin e miratuar së fundmi për ligjin 7501. Teksa renditi pasojat sociale të këtyre protestave, ai i bëri thirrje politikës së majtë, deputetëve të saj, por edhe kreut të PS-së Edi Rama që të rrinë larg Orikumit. Sipas tij, ata po e përdorin politikisht këtë situatë. Kryetari i Bashkise ngre keteshqetesim duke marrë shkak nga protestat disa mujore të banorëve të zonës së Dukatit dhe Orikumit."Ketu situata është rënduar me protesta dhe kërcënime të vazhdueshme ndaj institucionit të bashkisë dhe kryetarit të saj, por edhe investitorëve të kësaj zone" u shpreh Kryetari i Bashkise. Më tej theksoi se PS-ja do që të përfitojë politikisht me vizitat e fundit në zonën e Orikumit me banorët që kanë përfituar tokë me ligjin 7501. "Deputetët socialistë vizitojnë rregullisht Orikumin, madje edhe vetë kreu i tyre Rama ka ardhur dy herë dhe është takuar me banorët protestues. Atyre nuk iu intereson realisht Orikumi apo hallet e këtyre banorëve, por kërkojnë që të shkaktojnë trazira në këtë zonë. U bëj thirrje të mbajnë duart larg nga Orikumi". "Ka një dekret që duhet respektuar. Pavarësisht kërcënimeve dhe protestave ne do të respektojmë ligjin, dhe për çdo shkelje apo kërcënim ndaj institucionit të bashkisë si dhe kryetarit të saj do të drejtohemi në prokurori",Z.Kanan Braho u bën thirrje qytetarëve të Orikumit që të mos bien pre e provokimeve. Sipas Z.Kanan BRAHO, banorët që kanë përfituar tokën në përdorim me ligjin 7501, do të marrin në pronësi nga 300 deri në 750 metra, duke u bërë pronarë të kësaj prone me certifikatë. Ndërsa aty ku ka pronar të ligjshëm, atyre do iu jepet toka në pronësi në vend tjetër në bregdet. "Ky proces do të fillojë sa më shpejt, mbas përfundimit të disa procedurave ligjore", u shpreh Kryetari i Bashkise. Ish-punonjësit e NB-së nuk pranojnë të marrin mesatarisht nga 300 deri në 750 metra m2, por aq sa u ka dhënë ligji 7501. se shpejti do te lexoni intervisten e plote |
| 9 Maj Ēelja e Sezonit Turistik 2010 ....nën një diell kaq te bukur qe bën te shkëlqejn valët si mijëra pasqyra vezulluese,të gërshetuara nga rryma detare në mënyr të atillë... Read more... |
| Interviste e Kryetarit te Bashkise 02 Mars 2010Bashkia e Orikumit eshte bllokuar per shkak te protestave thuajse peridike qe zhvillohen ne kete qytet nga ish punonjesit e ndermarrjes bujqesore. Ky shqetesim eshte ngritur nga Kryetari i Bashkise... Read more... |