Bashkia Orikum

You are here: Home
  • Decrease font size
  • Default font size
  • Increase font size
9 Maj Çelja e Sezonit Turistik 2010 PDF Print E-mail

Image

....nën një diell kaq te bukur qe bën te shkëlqejn valët si mijëra pasqyra vezulluese,të gërshetuara nga rryma detare në mënyr të atillë sa që të duket se vetë deti është në sfidë, të hapur me ngjyrat e ylberit…………aty mbi rrënojat e Orikut të vjetër ngrihet qyteti I bukur i Orikumit.

Në këtë bregdet,ku ndihet pushteti i krenarisë që je biri i kësaj toke Arbenore ,për të gjithë Shqipëtaret,mbrekullia që ka krijuar Zoti shkrihet me mbrekullitë që po ndërton qytetari shqipëtar ditë pas dite .Këtu fillon dhe njësohet deti Jon me atë Adriatik,këtu njësohet era e detit me atë të malit ,këtu njësohet rëra me zallin....................
Sapo kemi lënë pas Vlorën dhe jemi futur në atë kufi istitucional që i përket Bashkisë së Orikumit ,kësaj perrlë  të Rivjerës Shqipëtare.Kjo zonë që kufirin fillestar e ka direkt mbas shkëmbit natyror që ngrihet si ballkon madhështor mbi det e që Vlonjatët e quajnë me emrin "Kalaja",e mbaron mbi qafën e LLogarasë ,dhe ashtu si fillon, edhe mbaron ,në një vijë natyrore ku qielli toka dhe deti bëhen një.................nje mbrekulli e natyrës,që për këtë zonë është një dhuratë e zotit.Nje grup duke performuar

Për këtë qytet ka mijëra shkrime ,për historinë,bukurinë ,traditat dhe vlerat e saj kulturore,e cila dikur është sulmuar  nga  shumë pushtues ,e tashmë Orikumi mbushet me pushues të shumtë, të cilët, cdo vitë e më shumë vizitojnë bregdetin tonë.eisazhet manhitëse,bukuritë e rralla natyrore, kanë  bërë që vitet e fundit në këtë zonë  të këtë përparësi zhvillimi i turizmit dhe turizmit elitar në veçanti.Edhe këtë vite në traditën e viteve të fundit Bashkia  Orikum nën kujdesjen e veçant të kryetarit të saj Z.Kanan Braho dhe me pjesmarrjen e qytetarëve të zonës organizuan çeljen e sezonit turistik në Orikum ,të dielën,9 Maj 2010.Pjesmarrës në këtë ceremoni ishin  deputeti i zonës Z.Ardian Kollozi, Z.Kreshnik Cipi, Z.Dashamir Tahiri,Prefekti i Qarkut te Vlores Z.Hasan Halili,Kryetari i Këshillit te Qarkut Z. Agron Sharra të cilët sëbashku me Kryetarin e Bashkise  Z.Braho mbajtën një fjalim përshëndetës për qytetarët e Orikumit duke uruar ata për një sezon turistik të mbarë, dhe duke dhën gjithe mbështetjen e tyre në rrugën e zhvillimit dhe përmirsimit të turizmit në këtë qytet.Veçantia për këtë vit, ishte pjesmarrja e jashtëzakonshme e grupeve folklorike nga vendet e ballkanit si: Kosova,Maqedonia,Itali,Bullgaria,Kroacia,Greqia etj.Festa nisi ne oren 10:00 me parakalimin ne qytetin e Orikumit  te grupeve folklorike të organizuar nga Qendra Kulturore Aulona Folk,të cilët të veshur me kostume tradicionale shumëngjyrshe I jepnin qytetit një atmosfer shumë  pranverore, për të vazhduar më pas festimet me këngë e valle në restorant Freskia në Radhim.                                                                                                          Çelja e Sezonit u organizua nën kujdesjen e inspektorit të turizmit,Ing.Besnik Hasko,I cili bëri një punë me shumë përkushtim dhe për tu vlerësuar.Sezoni sa ka filluar, tashmë na takon ne, qytetarëve dhe bizesmeneve të Orikumit të japim kontributin tonë ,në zhvillimin e një turizmi blu ,dhe jo vetëm ,pasi Orikumi është ajo pjesë e Shqipëris ,qe si vet  trojet tona në të shkuarën na nxisin për një të ardhme te mire .................................një të ardhme Europiane.

 
Advertisement
  • Albanian
  • English

News

9 Maj Çelja e Sezonit Turistik 2010

....nën një diell kaq te bukur qe bën te shkëlqejn valët si mijëra pasqyra vezulluese,të gërshetuara nga rryma detare në mënyr të atillë...
Read more...

Interviste e Kryetarit te Bashkise 02 Mars 2010

Bashkia e Orikumit eshte bllokuar per shkak te protestave thuajse peridike qe zhvillohen ne kete qytet nga ish punonjesit e ndermarrjes bujqesore. Ky shqetesim eshte ngritur nga Kryetari i Bashkise...
Read more...

Who's Online

Sunday, 05 September 2010

Webmail

E-mail:Password:

Polls

Ne prag te Sezonit Turistik 2010 a mendoni se sherbimi ne Hotel-Restorantet e zones
 
A jeni te kenaqur me zhvillimet ne infrastrukture ne Bashkine Orikum?