


| Vende per te vizituar |
|
|
|
|
Autori antik Apollonius i Rodosit e lidh themelimin e qytetit me Eubeanët dhe rikthimin e tyre në Trojë. Livi përmend sesi qyteti luajti një rol të rëndësishëm, në betejën e Romakëve kundër Filipit të V-të të Maqedonisë si dhe në betejat e Çezarit kundër Pompeit në Oricum që janë dokumentuar në luftrat civile të Çezarit. Në veprat e mëvonshme jepen detaje në lidhje me qytetin, për muret mbrojtës, portat dhe limanin. Pjesë të murit të qytetit dhe një mol (1, 8 m i gjerë) është parë nga historianët dhe arkeologët klasikë si Heuzey, Patsch dhe Hammond gjatë vizitave të tyre në fund të shekullit 19-të dhe fillim të shekullit të 20-të. Hammond gjithashtu dokumenton dhe përshkruan një shteg të përdorur nga barinjtë vendas që të çonte në kishën e Marmiroit në jugperëndim të Orikumit, si dhe prezencën e disa objekteve arkeologjike përgjatë bregut të lagunës. Kërkimet arkeologjike kanë qenë të kufizuara në Orikum përshkak të rëndësisë strategjike që paraqet kjo qendër arkeologjike, që në të njëjtën kohë është përdorur (vazhdon të pëdoret edhe në ditët e sotme) si bazë ushtarake detare. Gjetje të rastësishme përreth kësaj zone pëfshijnë objekte arti të ruajtura në muzeun e Vlorës. Ato përfshijnë një triprosopos bronzi të Hekatit me dy koka që dalin prej shpatullave të tij. Disa arkeologë mendojnë se kjo skultpurë bronzi ka lidhje me kultin e Hecatës, perëndeshës Cithonian me origjinë të dyshimtë. Shkrimet epigrafike të studjuara nga La Bas, përforcojnë idenë e origjinës së Orikumit. Arkeologu italain Domenico Mustilli ka regjistruar objekte stralli litike prehistorike pranë vendbanimit dhe hinterlandit të tij, ndërsa një gur kelt ka dalë në dritë nga gërmimet e vitit 1950. Gërmimet e viteve 1950 u kryen në një teatër të vogël ose odeon që pret faqen juglindore të kodrës. Kavea ka një formë pak a shumë gjysmërrethore me një orkestër që ka diametër 9, 55 m. Janë katër rradhë për karriget ku rradha e dytë dhe e tretë kanë karrige guri dhe disa prej tyre kanë dopio karrige. Odeioni ishte ndërtuar me spolia, përfshirë edhe me blloqe me mbishkrime. Mbishkrimi më i vonë daton në shekullin e 2-të m.Kr., çfare na mundëson një terminus post quem për ndërtimin e odeionit. Në 1989 gërmimet nxorën në dritë një varrezë e cila mendohet të jetë Helenistike.
Dukati
Luigi Cardini gjeti shtresa Neolitike në një shtrat përroi në fushën e Dukatit, në afërsi të fshatit. Shih vendbanimet fqinjë të Tragjasit për vendbanimin shpellor midis dy fshatrave.
Keshtjella e Gjon Boçarit Kjo eshte nje keshtjelle mesjetare, e lokalizuar prane fshatit Tragjas. Ndertimi i saj filloi ne shekullin e XV. Keshtjella ka forme drejtkendore dhe perbehet nga dy kulla hekzagonale ne skajetveriperendimore dhe juglindore. Keshtjella ka nje gjatesi prej rreth 50 metra, me mure 5 meter te larta dhe 1.25 meter te gjera. Mure te fortifikuara rrethojne pjesen e siperme te keshtjelles, ndersa shkallet ne pjesen e poshtme u sherbenin luftetareve gjate luftimeve.
Kullat e Dervish Aliut Kompleksi i ketyre kullave ndodhet prane fshatit Dukat. Dervish Aliu eshte i famshem per udheheqjen e revoltave fshatare kunder reformave te Tanzimatit ne Shqiperine e Jugut gjate viteve 1847-1848. Ujesjellesi i Ferunit
Grama Ky eshte nje gji i vogel ne krahun perendimor te Gadishullit te Karaburunit, i cili ka sherbyer qe ne kohet e lashta si vendqendrim per anijet. Ne muret e tij te gurta, gjenden shkrime te marinarve qe i
Muzeumet ne kete zone, kane qene kryesisht me karakter politik dhe nuk mund t`i rezistonin kohes . Ndertese historike e cila ka qene dhe eshte muze historik eshte kulla e Dervish Aliut ne Dukat. Objekte kulti ne kete zone, jane : Kisha Ortodokse ne Lagjen e Thilpat (Dukat), Kisha Ortodokse ne Orikum, Xhamia e Thilpatit ne Dukat e cila sot eshte pa minare, Xhamia e Mazos e cila sot eshte krejt e shkaterruar, Xhamia e Gjon Bitit e shkaterruar, Teqeja e Sheheve qe eshte nje Teqe familjare dhe sot eshte jashte funksionit ne lagjen Karroll, Vendi i quajtur bregu i Xhamise ne Rradhime, Xhamia e Tragjasit te vjeter.
Site arkeologjike ne zonen tone jane: Qyteza Arkeologjike e Orikumit, Qyteza e Sofes dhe Tumat Ilire te Hani te cilat jane eksploruar ne vitin 1970 nga arkeologu Neritan Ceka, ne keto tuma u gjeten shume materiale arkeologjike.Kisha e Marmiroit e cila daton rreth shekullit te Vll dhe ka vlera te medha historike dhe arkeologjike . Radhima ka nje pozicion gjeografik te favorshem per sa i takon asaj se çfare mund te ofroje per nje turizem kulturor dhe historik. Duke qendruar ne nje pozicion te ndermjetem ne rrugen e vetme nacionale qe lidh Vloren me Orikumin, Himaren e me tej deri ne Sarande, ajo ka favorin te ofroje pika me interes historik si Vlora, Kanina, Amantia, Mavrova, Orikumi, Himara etj.
|
| 9 Maj Ēelja e Sezonit Turistik 2010 ....nën një diell kaq te bukur qe bën te shkëlqejn valët si mijëra pasqyra vezulluese,të gërshetuara nga rryma detare në mënyr të atillë... Read more... |
| Interviste e Kryetarit te Bashkise 02 Mars 2010Bashkia e Orikumit eshte bllokuar per shkak te protestave thuajse peridike qe zhvillohen ne kete qytet nga ish punonjesit e ndermarrjes bujqesore. Ky shqetesim eshte ngritur nga Kryetari i Bashkise... Read more... |